“Shqipëria mbetet vend me rrezikshmëri të ulët”- Koronavirus/ Manastirliu: Këto janë masat që kemi marr deri më tani - Bota Sot
“Shqipëria mbetet vend me rrezikshmëri të ulët”- Koronavirus/ Manastirliu: Këto janë masat që kemi marr deri më tani

Shqipëria

“Shqipëria mbetet vend me rrezikshmëri të ulët”- Koronavirus/ Manastirliu: Këto janë masat që kemi marr deri më tani

Më: 27 janar 2020 Në ora: 12:37
Ogerta Manastirliu

Ditën e sotme është mbledhur Task-Forca e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronavirusin, i cili deri më tani ka marrë 81 jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë janë të prekur nga ky virus i cili është identifikuar në Wuhan të Kinës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur në fjalën e saj se Shqipëria është një vend me rrezik të ulët dhe se janë gati planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë.

“Kam kërkuar disa ditë më parë me një urdhër të posaçëm të merren masat paraprake për rritjen e survejancës dhe të identifikohet niveli i rrezikut për vendin tonë, sipas përhapjes së virusit te ri. Nga raportimi i fundit që kam nga strukturat tona të shëndetit publik: Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët përsa i takon depërtimit të koronavirusit të ri”, tha Manastirliu.

Ministrja në fjalën e saj shton se janë gati planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë. Çdo hap që do të merret do të jetë në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit.

Ministrja më tej shton se deri më tani, rreziku për depërtimin në Shqipëri është i ulët, por “kemi një staf të trajnuar për inteligjencën epidemike”, thotë ajo.

“Fakti që në 24 orët e fundit OBSH ka konfirmuar transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu, edhe pse duhet theksuar se nuk ka shpallur emergjencë ndërkombëtare por vetëm emergjencë në Kinë për momentin, ne po përgatitemi me masa të shtuara në strukturat tona dhe dua të theksoj se kemi gati planet e emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë”, u shpreh ministrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat