Operacion i RENEA-s në Shijak, ndalohen 2 të dyshuar për rrëmbimin në Kamzë

Shqipëria

Operacion i RENEA-s në Shijak, ndalohen 2 të dyshuar për rrëmbimin në Kamzë

Më: 27 janar 2020 Në ora: 13:01
Ilustrim

Një operacion i forcave RENEA është ndërmarrë sot në qytetin e Shijakut.

Paraprakisht raportohet se ky aksion mund të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Kazmë, aty ku një person u mor peng.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me operacionin, ndërsa kujtojmë që 10 ditë më parë Jani Prenga, 49- vjeç u mor penga në Kazmë nga persona ende të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije për Abc News se gjatë operacionit në kompleksin Golden të vëllezërve Hajri në Shijak janë ndaluar dy persona, të cilët akuzohen për një pengmarrje të bujshme gjatë ditëve të fundit në vend.

Mësohet se gjatë operacionit janë gjetur edhe armë zjarri që dyshohet se i përkasin dy personave të ndaluar.

Policia dyshon se në këtë zonë mbahet i fshehur edhe burri i marrë peng.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në një lagje mjaft të populluar, në rrugën ‘Londër’ në Kamzë.

Ende nuk dihet fati i 49- vjeçarit, ndërsa dyshohet se kjo ngjarje lidhet me të shkuarën kriminale në Angli të vëllezërve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat