Meta: Kadare, simbol i vokacionit tonë perëndimor

Shqipëria

Meta: Kadare, simbol i vokacionit tonë perëndimor

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:29
Ismail Kadare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar datëlindjen e emrit të madh të letrave shqipe, Ismail Kadare i cili feston sot 84 vite të jetës së tij.

Meta e quan Kadaren jo vetëm gjeniun e letrave dhe të mendimit shqiptar, por edhe simbol të vokacionit tonë perëndimor i cili na bën krenar të gjithëve.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur”, shkroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat