Lushnjari përndjek gruan dhe kërcënon djalin e mitur, një tjetër e rreh në sy të fëmijëve

Shqipëria

Lushnjari përndjek gruan dhe kërcënon djalin e mitur, një tjetër e rreh në sy të fëmijëve

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Dy burra në Fier, janë denoncuar në polici nga gratë e tyre, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre.

40-vjeçari A.Th., banues në Lushnje, u vu në prangat e policisë gjatë kësaj të hëne.

Arrestimi i tij u bë pasi ka përndjekur bashkëshorten e tij, B. Th., 40 vjeçe, banuese në Fier, të cilët janë në proces divorci.

Gjithashtu ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.

Po ashtu, ditën e djeshme u arrestua I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Prangosja e tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, A. M., 30 vjeçe.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat