Përse rrinë shqiptarët në internet? Shumica e 68.6 % e përdorin për informacion mbi mallra e shërbime

Shqipëria

Përse rrinë shqiptarët në internet? Shumica e 68.6 % e përdorin për informacion mbi mallra e shërbime

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit.

Në Bashkim Europian sipas Eurostat përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.

Sipas të dhënave të INSTAT, aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët përmes internetit në “tre muajt e fundit” që janë pyetur janë kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet me 50,2 %,, marrja ose dërgimi i e-mail-eve 32,5 % dhe shikimi i filmAve 38,2 %.

Në ndryshim, pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e europianëve kanë deklaruar se e përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare dhe rrjetet sociale etj…

Rekordi i përdorimit te internetit ne BE i takon Islandës ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer anketimi.
Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka apo Norvegjia dhe Suedia me 98%. Kurse përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Europës Lindore, ku rekordi është regjistruar në Bullgari me 68%. Më pas renditet Shqipëria me një përdorim prej 68.6%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat