Vrau çiftin në Gjirokastër për prishjen e një muri, burg të përjetshëm për Apostol Kostën

Shqipëria

Vrau çiftin në Gjirokastër për prishjen e një muri, burg të përjetshëm për Apostol Kostën

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:30
Foto

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër dënoi sot me burgim të  përjetshëm Apostol Kostën, 76 vjeçarin nga Gjirokastra i cili në tetor të 2017 ekzekutoi me automatik Aleko dhe Aferdita Kostën në banesën e këtyre të fundit.

Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi ka dëgjuar pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj, i cili kërkonte burgim të përjetshëm për Kostën, ka mbështetur terësisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e ka dënuar me burgim të përjetshëm Apostol Kostën.

Procesin gjyqësor fillimisht e morën për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe më pas ja përcolli për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat