Autori i vrasjes me sëpatë në Korçë ndryshon deklaratat në polici

Shqipëria

Autori i vrasjes me sëpatë në Korçë ndryshon deklaratat në polici

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Autori i vrasjes makabre në qytetin e Korçës dyshohet se është një person me probleme mendore, por ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, pasi autori ka ndryshuar disa herë dëshminë.

Një tjetër version është se vrasja është një krim pasioni, pasi mësohet se autori ka pasur lidhje intime me bashkëshorten e viktimës.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e viktimës për të bërë deklarime rreth ngjarjes.

Ngjarja e rënde e cila ndodhi në qendër të qytetit të Korçës ka për autor të dyshuar shtetasin Zamir Topi, i cili është arrestuar nga policia. Ndërsa viktimë ka mbetur 50-vjeçari Dashnor Osmani nga fshati Pustec

Ndërsa policia në njoftimin zyrtar thotë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

“Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pasi ka ndodhur në një zonë të populluar.

Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat