SPAK s’pranoi të hetojë dosjen e Dibrës, PD: Vendim politik i hetuesit të komunizmit Kraja

Shqipëria

SPAK s’pranoi të hetojë dosjen e Dibrës, PD: Vendim politik i hetuesit të komunizmit Kraja

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:08
Gazmend Bardhi

Sot SPAK nuk pranoi të merrte nën dorëzim dosjen “184”, siç njihet çështja për hetimin e shit-blerjes së votave në Dibër.

SPAK vendosi që ajo të shkojë sërish për hetim në Dibër.

Në lidhje me këtë temë reagoi në emër të Partisë Demokratike edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Ai hedh akuza ndaj kreut të SPAK duke e cilësuar si vendim politik.

“Vendimi i hetuesit të komunizimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pa ndëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, për sa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”, shprehet Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat