Tërmeti 5.4 Rihter, në Tiranë e Durrës lëkundjet nxjerrin nga banesat qytetarët

Shqipëria

Tërmeti 5.4 Rihter, në Tiranë e Durrës lëkundjet nxjerrin nga banesat qytetarët

Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:45
Durrës

Një tërmet i fuqishëm 5.4 i shkallës Rihter ka goditur këtë mbrëmje Shqipërinë duke sjellë panik në Tiranë e Durrës.

Lëkundjet nisën të lehta dhe me shpejtësi u intensifikuan. Vala pushoi dhe rinisi sërish me një shkundje të fundit të fortë. Sipas të dhënave të deritanishme, epiqendra e tërmetit ka qenë në Hamallajt të Durrësit.

Lëkundjet e vazhdueshme kanë sjellë panik në Tiranë dhe Durrës, duke u rikujtuar qytetarëve tmerrin e 26 nëntorit. Në rrugët e kryeqytetit dhe Durrësit të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë lënë shtëpitë. Deri më tani nuk ka të dhëna apo raportime të autoriteteve për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat