IGJEUM jep detaje nga tërmeti që goditi mbrëmë Shqipërinë

Shqipëria

IGJEUM jep detaje nga tërmeti që goditi mbrëmë Shqipërinë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 08:39
Ilustrim

GJEUM ka njoftuar se paraprakisht se tërmeti  i mbrëmshëm në Shqipëri ishte me magnitude 4.9 i shkallës rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq.

Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.

Sipas raportimeve nga prefekturat, deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa komunikimi po vijon nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, deri tani, raporton Lapsi.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat