Vdes roja pasi bie nga ndërtesa, arrestohen administratori dhe inxhinieri i hotelit në Durrës

Shqipëria

Vdes roja pasi bie nga ndërtesa, arrestohen administratori dhe inxhinieri i hotelit në Durrës

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të hotelit, ku mbrëmjen e kaluar humbi tragjikisht jetën roja 62-vjeçar.

Sipas policisë, viktima ka rënë nga kati i dytë.

“Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti. Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat