Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Më: 30 janar 2020 Në ora: 08:04
Ilustrim

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet e shiut në vendin tonë. Reshjet herë pas here do të jenë në formë e shtërngatave, ndërsa në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Sipas parashikimeve moti i paqëndrueshëm do vazhdojë deri të dielën.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 09ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat