‘Telefonata erdhi nga burgu në Ekuador’, zbardhet identiteti i personit që urdhëroi pengmarrjen e Jan Prengës

Shqipëria

‘Telefonata erdhi nga burgu në Ekuador’, zbardhet identiteti i personit që urdhëroi pengmarrjen e Jan Prengës

Më: 30 janar 2020 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Dalin detaje të reja nga hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Zbardhet emri i një nga personave që është në kërkim nga policia për krimin e rëndë.

Ai është Dritan Rexhepaj dhe dyshohet se është personi nga Vlora që urdhëroi pengmarrjen e Prengës.

Telefonata për rrëmbimin e Prengës erdhi nga një burg i sigurisë së lartë në Ekuador, ku Rexhepaj ndodhet aktualisht.

Burime nga hetimet thanë se Rexhepaj komunikonte me grupet kriminale nga burgu.

Policia e ka identifikuar vetëm me iniciake Rexhepajn deri më tani dhe në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet “D. R., nga Vlora, i konsideruar si një nga personazhet më të fuqishëm në botën e krimit në Vlorë, i cili në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat