Altin Dardha, krimineli shqiptar që numëron 61 të vrarë

Shqipëria

Altin Dardha, krimineli shqiptar që numëron 61 të vrarë

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 00:29
Altin Dardha

Altin Dardha numëron 61 të vrarë. Të paktën kështu pretendon gazetari Ferdinand Dervishi.

“Ishte djalë i një mësuesi, nëna i punonte në kombinatin e tekstileve. Jetonte shumë thjesht, ishte një familje e mesme e Beratit. Ishte në shkollë të mesme për përpunim druri, në ndërrim të viteve filluan këto grupet e vogla në Elbasan. Dhe ky bashkohet. Pastaj babai e sjell në Tiranë dhe aty lidhet me bandën e Xhabaftëve dhe vjen nga Tirana në Berat dhe formon një grup të vogël banditësh”.

“Ky e quante veten djali i bukur, nuk e di si futet ajo historia aty tek gjimnazi dhe vjen e merr njëherë policia. I kishte rënë në qaf mbesës së shefit të komisariatit. Dhe policia e çon në Lapardha dhe e rrahin. Policëve iu thotë, mirë po unë do rritem, do vij një ditë që unë do iu heq qafe juve. Ata rrih edhe ky thotë do iu heq qafe, e tërheqin pastaj me një kavo dhe ky në asnjë rast nuk iu bindet atyre. Kjo ka qenë ’93 dhe më pas bënë vrasjen e parë. Në ’97 mori peshë pastaj”, tha më tej gazetari.

Ndërkohë sipas gazetarit Poli Hoxha, Altin Dardha bënte vrasje dhe për nishan. “Thoshte a vras dot këtë aq larg”, tregoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat