Moti i keq/ Bulqizë, dëbora izolon fshatrat

Shqipëria

Moti i keq/ Bulqizë, dëbora izolon fshatrat

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 08:38
Bulqizë

Situata e krijuar nga moti i keq në bashkinë Bulqizë ka bërë që reshjet e deborës, të krijojnë trashësi që shkon nga 15 deri ne 40 centimetra, ndërsa në zona të thella malore ulja e temperaturave ka shkuar deri në -10 gradë.

Një situatë e tillë ka bërë që fshatra në zona të thella, po shkojnë drejt izolimit. Në këto fshatra ka patur edhe mungesa të nxënësve në vijimin e mësimit.

Të gjitha rrugët që lidhin qendrat e njësive administrative me Bulqizën, jane të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Po kështu probleme ka patur edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike në mjaft njësi administrative si; Zerqan, Martanesh, Ostren, Trebisht,Fushë Bulqizë dhe Shupenzeë, për shkak të defekteve në linjat e transmetimit.

Mungesa e energjisë gjatë natës ka patur edhe në qytet .Probleme janë shkaktuar edhe në vijimin e punës në minerat e kromit në Bulqizë dhe Krastë të Martaneshit, për shkak të rrugës e cila kalohet me mjaft vështirësi edhe me zinxhirë për shkak të ngricave nga temperaturat e ulta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat