Rama: Washingtoni na i ka kaluar sa i përket përçarjes politike! Kemi probleme me Iranin

Shqipëria

Rama: Washingtoni na i ka kaluar sa i përket përçarjes politike! Kemi probleme me Iranin

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:08
Edi Rama ne Washingtoni

Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut foli për sfidat që vendi ynë ka. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe një sfidë të përbashkët me SHBA, atë të Iranit, me të cilin kryeministri tha se Shqipëria ka probleme.

Edi Rama: Washingtoni na i ka kaluar sa i përket politikës përçarëse, nuk jemi vetëm.

Në këtë moment, jo vetëm kemi shumë për të shkëmbyer, por edhe sa u takon sfidave të përbashkëta, njëra prej të cilave është Irani. Ju e dini që kemi një problem me këtë vend, me regjimin e tij, në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin se ndërkohë që kemi ndërmarrë një risk për të shpëtuar njerëz jeta e të cilëve kërcënohej. Ndihemi mirë që nuk jemi vetëm për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat