Dosja Babale, “aktori” Fredi Alizoti lirohet me vendim të Gjykatës

Shqipëria

Dosja Babale, “aktori” Fredi Alizoti lirohet me vendim të Gjykatës

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 11:24
Fredi Alizoti

Fredi Alizoti është liruar me vendim të Gjykatës së Tiranës, pas vlerësimit se ai ka kryer dënimin prej dy vitesh burg.

Alizoti u bë një emër i njohur për publikun falë dosjes ‘Babale’, e cila nisi pas përcjelljes së një audio-përgjimit të publikuar nga PD, ku Albert Veliu pretendonte se kishte folur me vëllain e Ministrit të Brendshëm të kohës Fatmir Xhafaj, në lidhje me trafikun e drogës.

Me publikimin e këtij audio- përgjimi, Geron Xhafaj, vëllai i ish Ministrit, hodhi poshtë akuzat dhe më pas u largua drejt Italisë për të kryer një dënim për të cilin nuk kishte bërë asnjë ditë burg.

Më tutje në skenë hyri Fredi Alizoti, i cili pretendoi se ishte ai imituesi i vëllait të ish- Ministrit. Para prokurorëve Alizoti u shpreh se kishte imituar zërin e Geron Xhafajt në bashkëpunim me ‘Babalen’ (Albert Veliun), pasi një deputet i opozitës (Ervin Salianji) i kishte premtuar para në këmbim.

Pavarësisht se Ervin Salianji përcolli një sërë përgjimesh ku Fredi Alizoti fliste me ish kreun e policisë së Fierit për ‘pako’ dhe para, sërish gjykata vendosi që Alizoti të akuzohej për mashtrim si ‘aktori’ që luajti Geron Xhafën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat