Të shtënat me armë në Shkodër dhe plagosja e kalimtares/ Arrestohen 3 persona, një në kërkim - Bota Sot
Të shtënat me armë në Shkodër dhe plagosja e kalimtares/ Arrestohen 3 persona, një në kërkim

Shqipëria

Të shtënat me armë në Shkodër dhe plagosja e kalimtares/ Arrestohen 3 persona, një në kërkim

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 12:23
Ilustrim

Është zbardhur nga policia ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u plagos me armë zjarri shtetasja Liljana Jeremia, 30 vjeçe, banuese në Golem.

Policia ka arrestuar 3 persona në lidhje me ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një të katërt.

Top Channel mëson se ata janë: Ension Buraku, Riad Xheladini, Arxhend Rexha dhe i kërkuar Mirsad Meta.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Finalizohet operacioni “Reagimi”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Durrës.

Kontrolle të shumta, në disa qytete, për kapjen e autorëve.

Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 5 shkurt, në pedonalen e qytetit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave mbeti e plagosur një kalimtare, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe DVP Durrës, u finalizua operacioni policor “Reagimi, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasve:

A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Gjithashtu është shpallur në kërkim M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se shtetasit A. R., E. B. dhe R. Xh. kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e datës 05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare).

Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat