Ardi Veliu nën ‘ethet’ e vettingut

Shqipëria

Ardi Veliu nën ‘ethet’ e vettingut

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 12:28
Ardi Veliu

Subjekti i radhës i procesit të vettingut të policisë është drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi veliu.

Komisioni i vlerësimit për sa i përket pasurisë, ka vlerësuar se:

Ai ka deklaruar apartament në tr. 79 mijë euro. Kredi 5 mln lekë dhe të ardhura faniljare. Aktualisht jeton në një shtëpi me qira me bashkëshorten.

Deri më tani rezultojnë 37 mijë euro të paguara për apartamentin. Objekti ku është prenotuar apartamenti është në ndërtim e sipër. Depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.

Deri më tani rezultojnë 37 mijë euro të paguara për apartamentin. Objekti ku është prenotuar apartamenti është në ndërtim e sipër. Depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.

Po ashtu rezulton të ketë 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti

Sipas komisionit ka përputhje të deklarimit të tij me përgjigjet e marra nga institucionet.

Bashkëshortja ka deklaruar 2 mln e 400 mijë lekë të dhuruara nga prindërit.

Në deklaratën e prindërve të bashkëshortes së Veliut thuhet se shuma është dhuruar pas shitjes së një apartamenti në Vlorë.

Nga hetimi rezulton se Ardi Veliu ka deklarim të saktë. Ka burime të ligjshme. Nuk ka bërë deklarim të rremë. Nuk ka fshehje të pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat