Pas vdekjes së djalit, i ndodh mrekullia! Prindërit e Marvi Mihalit bëhen me vajzë

Shqipëria

Pas vdekjes së djalit, i ndodh mrekullia! Prindërit e Marvi Mihalit bëhen me vajzë

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:39
Pavllo dhe Fatmira Mihali

Tre vite pas ngjarjes që do të shënonte jetën e tyre, Pavllo dhe Fatmira Mihali janë bërë sërish prindër.

Një mrekulli, pasi të dy prindërit që lënguan vdekjen e fëmijës së tyre të vetëm, janë të dy mbi 50 vjeç.

Lajmin e ka përcjellë gazetari Bledi Mane. Kujtojmë se djali I familjes Mihali humbi jetën tre vite më parë në afërsi të stadiumit Selman Stermasi në Tiranë. Marvi Mihali u vra pas një sherri për një karikues telefoni. Të riun e goditën me thikë për vdekje.

Postimi i plotë i gazetarit:

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë? Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar. Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes. Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat