Ndryshim i situatës dhe me luhatje, ja si parashikohet moti për javën e ardhshme

Shqipëria

Ndryshim i situatës dhe me luhatje, ja si parashikohet moti për javën e ardhshme

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Një javë me luhatje pritet të jetë për sa i përket motit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave.

Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat