Deklarata e papritur e gazetarit: Kanë ardhur njerëz me urdhër të Hashim Thaçit për të shtypur protestat në Tiranë

Shqipëria

Deklarata e papritur e gazetarit: Kanë ardhur njerëz me urdhër të Hashim Thaçit për të shtypur protestat në Tiranë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 23:34
Protestat në Tiranë

Gazetari Bledian Koka deklaroi në studion e "360 Gradë" se me urdhër të Hashim Thaçit kanë ardhur dhe njerëz nga Kosova për të menaxhuar protestat.

Ai ka thënë se pvr këtë ka informacione.

"Nga informacionet që kam, di që me urdhër të Hashim Thaçit në Tiranë kanë ardhur njerëz për të shtypur apo menaxhuar protestën. Ajo që shton dyshimet, është se gjatë kohës kur kishte protesta të opozitës u publikua një informacion se jeta e Lulzim Bashës ishte në rrezik për shkak se disa persona nga Kosova kishin ardhur ta eleminonin", ka deklaruar Koka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat