Dalin fotot nga tragjedia e Bulqizës/ Prekëse, 14-vjeçari që humbi dje jetën me nënën dhe motrën

Shqipëria

Dalin fotot nga tragjedia e Bulqizës/ Prekëse, 14-vjeçari që humbi dje jetën me nënën dhe motrën

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 06:33
Fatjon Tolaj

Një ngjarje e rëndë tronditi Bulqizën dhe vendin tonë.

Në foton e siguruar nga noa është Fatjon Tolaj, 14-vjeçari, i cili humbi jetën, në një tragjedi prekëse dhe tronditëse, jo vetëm për të afërmit e tyre.

Po hetohet edhe pista, se ata mund të jenë asfiksuar nga tymi i sobës me dru

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, u gjetën në mëngjes të pajetë, dhe nga hetimet e para dyshohet se ata humbën jetën nga asfiksia gjatë natës, prej rrjedhjes së gazit.

Rajmonda Tolaj, 45 vjeç, u gjet e pajetë në banesën e saj në fshatin Osten në Bulqizë, së bashku me djalin, Fatjonin 14 vjeç dhe vajzën, Rudinën 22 vjeç.

Image
Fatjon Tolaj

 

Ndërkohë vajza tjetër e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita Tolaj, u gjet me shenja jete dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rudina ishte e fejuar, dhe më 5 shtator, do të kurorëzonte dashurinë në martesë.

Ndërkohë babai i dy fëmijëve dhe bashkëshorti i gruas që humbën jetën në Ostren, ndodhej në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat