Koronavirusi, Yuri Kim porosit Manastirliun: Jini vigjilentë!

Shqipëria

Koronavirusi, Yuri Kim porosit Manastirliun: Jini vigjilentë!

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 10:16
Yuri Kim dhe Ogerta Manastirliu

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, së cilës i ka kërkuar në veçanti që Shqipëria duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes nga koronavirusi.

Vetë ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar për këtë takim me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirusin dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, nënvizon ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat