“Kjo ngjarje s’më tremb” Pako e dyshimtë eksplozivi poshtë makinës, flet vetë administratori i Vllaznisë

Shqipëria

“Kjo ngjarje s’më tremb” Pako e dyshimtë eksplozivi poshtë makinës, flet vetë administratori i Vllaznisë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 11:11
Suad Liçi

Mëngjesin e sotëm, administratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi njoftoi policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, kishte konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban, ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Teksa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave, në një dalje për mediat, Liçi tha se kjo ngjarje nuk e tremb.

“Lajmërova policinë dhe kaq”, tha adminitratori, ku i pyetur nëse e gjitha kjo ka lidhje me detyrën e tij u përgjigj:”

“Ndoshta me detyrën. Le t’ua lëmë organeve kompetente, unë nuk kam konflikt me asnjë njeri, asnjë lloj problematike. Unë jam një njeri i lirë dhe dua të vazhdoj të jem i lirë.”

“Është një lloj presioni që të largoheni nga pozicioni?”- e pyet njëri prej gazetarëve.

“Thjesht do vazhdoj detyrën, edhe sot do jem, do marr pjesë në ndeshjen në Durrës, do vazhdoj jetën time të përditshme. Nëse (ngjarja)  është në marrëdhënie me sportin mendoj që  kriminelët, apo çdo pjesë e strukturës kriminale  duhet të qëndrojë larg sportit, le ta lërë qytetin të bëjë jetën e vet sportive. Nuk më tremb asnjë fije kjo ngjarje.”

Ngjarja në fjalë ndodhi pak orë para ndeshjes së sotme të Vllaznisë me Teutën e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat