Cakaj: Kroacia synon hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë mandatit të saj

Shqipëria

Cakaj: Kroacia synon hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë mandatit të saj

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:37
Gent Cakaj ka takuar homologun kroat, Gordan Grlic-Radman.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Gjermani, ka takuar homologun kroat, Gordan Grlic-Radman.

Sipas Cakajt, presidenca kroate synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të saj.

“U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtytje të re procesit të zgjerimit në përgjithësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat