Ministri gjerman i Transporteve premton njohjen e patentë shoferit nga Shqipëria

Shqipëria

Ministri gjerman i Transporteve premton njohjen e patentë shoferit nga Shqipëria

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka marrë premtimin për njohjen sa më shpejt të patentave shqiptare në Gjermani.

Këtë gjë ia ka konfirmuar ministri i Transporteve, Andreas Scheuer.

Sipas asaj që Rama shkruan në Facebook, delegacioni gjerman që ka vizituar Tiranën për këtë çështje ka dhënë pajtimin sa i takon çështjeve teknike.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, ‘misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes dixhitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv’. Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e revolucionit digjital 2020. Një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRR që po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat