Të hënën mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit - Bota Sot
Të hënën mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit

Shqipëria

Të hënën mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian të hënën do të mbajë konferencën e donatorëve për Shqipërinë.

Kështu deklaroi kohë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ursula von der Leyen tha se, “kjo konferencë bëhet në kuadër të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë”.

“Ne duam të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë dhe sikurse e thashë, këtë do ta diskutojmë më 17 shkurt”, shtoi ajo.

Kujtojmë se më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet prej 6.4 shkallë Rihter që la mbi 50 të vdekur e qindra të plagosur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat