"Vangjush Dako miku im", Bardhi: Rama ka frikë se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Shqipëria

"Vangjush Dako miku im", Bardhi: Rama ka frikë se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:06
Gazment Bardhi

Deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama se Vangjush Dako do të jetë miku i tij edhe sikur të shkojë në burg, janë komentuar nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Në një reagim në Facebook, duke publikuar edhe një video, Bardhi thotë se kjo tregon frikën e Ramës se mos anëtarës e bandës i hanë kokën.

Gazment Bardhi: Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat