“Po iu përgatis për Gjermani”, avokati i jep ‘shuplakën’ e rëndë Bashës dhe ka një paralajmërim shqetësues

Shqipëria

“Po iu përgatis për Gjermani”, avokati i jep ‘shuplakën’ e rëndë Bashës dhe ka një paralajmërim shqetësues

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:24
Altin Goxhaj

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka trajtuar sot një problem mjaft të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, sikurse është ajo e shpopullimit të vendit si pasoje e emigrimit, kryesisht të të rinjve.

I ftuar në FaxNews Goxhaj e vuri theksin tek arsimimi dhe punësimi i të rinjve si dy arsye themelore të shpopullimit që japin ndikim direkt në ekonomi.

Teksa foli për politikat arsimore ai ironizoi kreun e demokratëve Lulzim Basha duke thënë se ”tu thuash të rinjve shqiptar thjeshtë do iu përmirësoj arsimin nuk mjafton,  është njësoj si tu thuash po iu përgatis për Gjermani.

Duhet të këtë një infrastrukturë më të mirë në mësimdhënie ashtu edhe në kurrikula, fjala bie në teknologji informacioni dhe t’i orientosh drejt tregut të punës”, u shpreh Goxhaj.

Ai foli edhe për sektorin ekonomik duke thënë se biznesi këtu nuk përkrahet përkundrazi sulmohet duke përmendur njësitë kontrolluese siç janë tatimoret.

“Emigracioni i të rinjve për një jetë më të mirë vjen si pasojë e papunësisë dhe krahut të lirë të punës duke e krahasuar me fenomenin e ardhjes së shtetasve të tjerë emigrant në vendin tonë siç janë afrikanët për shembull çka ul ndjeshëm krahun e punës”,- përfundoi Goxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat