“Edhe në burg të shkojë, Dako do jetë miku im” PD- Ramës: Ke frikë se mos të ‘ha kokën’

Shqipëria

“Edhe në burg të shkojë, Dako do jetë miku im” PD- Ramës: Ke frikë se mos të ‘ha kokën’

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:27
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka publikuar këtë të dielë një video ku sulmon kryeministrin Rama dhe deklarimet e bëra prej tij të enjten në lidhje me Vangjush Dakon, ish kryebashkiakun e Durrësit.

Bardhi shkruan se deklarimet e Ramës për Dakon tregon edhe një herë se kryeministri ka frikë njëlloj si krerët e bandës kanë frikë se mos anëtarët pendohen dhe i ‘hanë kokën’ shefit.

Gazment Bardhi: Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat