Ursula von der Leyen: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin - Bota Sot
Ursula von der Leyen: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Shqipëria

Ursula von der Leyen: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:04
Ursula von der Leyen

Në përfundim të takimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel ka reaguar dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një prononcim pas mbledhjes informale, zyrtarja e lartë e BE tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë prioritet. 

Sipas saj, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit.

Ursula von der Leyen: Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjellë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon perspektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t'i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt.

Sa i takon Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, Ursula von der Leyen tha se ka qëllim që të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat