Rama nga Brukseli: “Anti- KÇK”, pres të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE - Bota Sot
Rama nga Brukseli: “Anti- KÇK”, pres të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE

Shqipëria

Rama nga Brukseli: “Anti- KÇK”, pres të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:21
Edi Rama

Pas takimit informal të zhvilluar mes krerëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u thirr nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët ku nuk la pa përmendur edhe platformën Anti- KÇK.

Për sa i përket kësaj nisme kryeministri Rama edhe pse nuk e përmend me emrin që vetë ai i ka vendosur është shprehur se pret që Anti- KÇK të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë.

”Unë prezantoj punët, jo lajmet. Komisioni Europian do të jetë pozitiv pasi Shqipëria i ka bërë detyrat. Madje pres që nisma jonë më e fundit të zërë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. E bëjmë për vendin tonë jo se na i kërkojnë miqtë europiane. Dhe vendimmarrja e BE nuk është vetëm nga ajo që bëjmë ne , por nga atë që zgjedhin ata për të ardhmen.”- tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat