Java nis me mot të qëndrueshëm, ngriten temperaturat

Shqipëria

Java nis me mot të qëndrueshëm, ngriten temperaturat

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Edhe java do të fillojë me një mot të qëndrueshëm. Sipas meteoalb, kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë mbizotëruese deri në pasdite. Por në orët e mbrëmjes do të kemi shtim të vranësirave në zonat malore. 

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehte ne tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 2 balle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat