Vritet një shqiptar në Itali, trupi gjendet në mes të rrugës

Shqipëria

Vritet një shqiptar në Itali, trupi gjendet në mes të rrugës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:17
Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, aty ku raportohet se një shqiptar është gjetur i pajetë.

Sipas mediave vendase ai është vrarë me thikë.

Trupi pajetë i 30-vjeçarit shqiptar u gjet në Strada Pescolla në Porto Sant’Elpidio.

Sipas karabinierëve, 30-vjeçari shqiptar është goditur me thikë nga pas.

Paraprakisht thuhet se vrasja mund të ketë ndodhur diku tjetër, por trupi është sjellë aty për të humbur gjurmët.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet nga një kalimtar anash rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat