Blinte florinjtë e vjedhur nga grabitësi Astrit Thaçi, arrestohet 26-vjeçari

Shqipëria

Blinte florinjtë e vjedhur nga grabitësi Astrit Thaçi, arrestohet 26-vjeçari

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Elbasan

Ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve për operacionin “Trajektorja” që një ditë më parë çoi pas hekurave grabitësin 26-vjeçar Astri Thaçi dhe të dashurën e tij A.B.

Sipas policisë sot është arrestuar edhe F.S 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur. F.S do të përballet me akuzat  për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kujtojmë se 27-vjeçari Astrit Thaçi  i cili është dënuar me 7 vite burg në Itali akuzohet për të paktën 8 raste grabitjesh, ndër to edhe grabitja e argjendarisë në Elbasan, pranë drejtorisë së policisë në Elbasan dhe ajo në Durrës ku mbeti i plagosur pronari i një banese.

Mbi Thaçin janë dokumentuar me prova shkencore 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan:

Konkretisht:

Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.

-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.

-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.

Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.

-Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.

Ne momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat