BE jep 100 milionë Euro për pasojat e tërmetit në Shqipëri

Shqipëria

BE jep 100 milionë Euro për pasojat e tërmetit në Shqipëri

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:01
Termeti Shqipëri

Ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve, në fokus të të cilës do të jetë mbledhja e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019.

Bashkimi Europian ka dhënë 100 milion Euro për të ndihmuar Shqipërinë.

Deri tani janë edhe tri vende që kanë zbuluar shumën financiare që do t’i ofrojnë Shqipërisë si ndihmë për rindërtimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Fillimisht ishte Holanda, e cila përmes ministri të saj të Jashtëm, Stef Blok, konfirmoi se vendi i tij do të dhurojë një shumë prej 3 milionë euro.

Ndërsa po sot, Suedia përmes ministrit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Peter Eriksson bëri të ditur se do të ofrojnë 5.6 milionë euro si ndihmë për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat