Suedia i dhuron Shqipërisë 5.6 milionë Euro për rindërtimin

Shqipëria

Suedia i dhuron Shqipërisë 5.6 milionë Euro për rindërtimin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:09
Ambasadorja e Suedisë në Tiranë Ursula

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë zbulon se vendi i saj do të japë 5.6 milionë Euro për Shqipërinë si ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Po në këto momente po mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve e cila po mbledh të tjera ndihma për Shqipërinë.Presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministri Rama firmosën marrëveshjen që i dhuron Shqipërisë 15 milionë Euro.

Ndërsa gjatë fjalës së saj Ursula von der Layen u shpreh se Bashkimi Evropian do të japë edhe 100 milionë Euro.Më herët edhe Britania zbuloi se do i japë Shqipërisë 1 milion paund.

Kujtojmë që vlera e dëmeve pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë shkon në 1 miliard Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat