Plas sherri në Shkodër, 34- vjeçari plagoset me thikë, por e mohon,kurse policia i arreston të dy

Shqipëria

Plas sherri në Shkodër, 34- vjeçari plagoset me thikë, por e mohon,kurse policia i arreston të dy

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:47
Polica -Skoder

Pasditen e sotme një sherr për motive të dobëta ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur me thikë.

Por pasi u morr në pyetje nga policia në spital, 34- vjeçari i plagosur është shprehur se nuk ka pasur sherr me askënd, por është plagosur duke rregulluar thikën.

Pas hetimeve policia vuri në pranga të dëmtuarin dhe agresorin.Policia ka bërë të mundur arrestimin e të dy personave të përfshirë në incident.

Konfliktohen për motive të dobëta, njëri prej tyre plagoset me thikë e sende të forta gjatë konfliktit, por arrestohen të dy në flagrancë nga Policia.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar  për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në thëniet kontradiktore të këtij shtetasi, thelluan hetimet dhe falë veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ka rezultuar se:

Shtetasi Ë. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në  Shkodër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat