Franca jep shumën “rekord”, 100 milionë Euro dhuratë dhe 60 milionë hua për rindërtimin

Shqipëria

Franca jep shumën “rekord”, 100 milionë Euro dhuratë dhe 60 milionë hua për rindërtimin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:12
Foto me pamje nga termeti

Pasi Italia dhuroi 65 milionë Euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, një tjetër shumë e madhe erdhi nga Franca.

Franca dhuron 100 milionë Euro, e ndërsa 60 milionë euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 milionë euro. Përveç kësaj japim hua për 60 milionë euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 milion në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat