Ish-ministri Malaj fyen shqiptarët e Kosovës që ndihmuan Durrësin: Italianët janë gjithë të parët që gjenden pranë nesh

Shqipëria

Ish-ministri Malaj fyen shqiptarët e Kosovës që ndihmuan Durrësin: Italianët janë gjithë të parët që gjenden pranë nesh

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:16
Arben Malaj

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj e vlerësoi si një mesazh shumë pozitiv Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë, çka sipas tij nxjerr në pah pjesën më të mirë të solidaritetit.

Teksa iu referua shifrës prej 65 mln euro të dhuruar nga Italia për Shqipërinë, z. Malaj risolli në vëmendje se Italia është partneri më i ngushtë strategjik i Shqipërisë që nga viti 1990 me operacioni e famshëm ‘Pelikani’ kur Shqipëria ishte në krizë për bukë.

“E gjithë ndihma ka qenë pjesa e më e madhe grant dhe pjesa tjetër me fonde shumë të buta. Vite më parë Italia na e fali borxhin por tha jepni programe zhvillimi. Shifra është kaq e madhe, më e madhe se Gjermani duke pasur parasysh zhvillimin e kësaj të fundit, është një gjë e mençur për një partner strategjik, jep një mesazh politike. Janë të parët që gjenden pranë gjithmonë”, tha z. Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat