Ku do shkojnë paratë e donatorëve? Presidentja e KE: Kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë… - Bota Sot
Ku do shkojnë paratë e donatorëve? Presidentja e KE: Kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë…

Shqipëria

Ku do shkojnë paratë e donatorëve? Presidentja e KE: Kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë…

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:24
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, mbajtën një konferencë për shtyp, pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve në Bruksel.

Në fjalën e saj presidentja, e pyetur nëse do të ndjekë në çdo hap Shqipërinë dhe se ku do të shkojnë paratë, shprehet se është bërë një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë përsa i përket kësaj gjëje dhe se në fillim të marsit do të botohet një raport i ri për vendin, me qëllim që të krijohet besim nga ana e të gjitha palëve.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për tu siguruar që që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit. Unë kam ofruar dhe do të ofroj të gjithë mbështetjen time për rindërtimin. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE. Ne kemi punuar sa më shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne sapo kemi rishikuar metodologjinë, e cila ka krijuar besim në të gjitha palët, për këtë përpjekje të përbashkët. Po punojmë fort për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë kam besim, por ka rëndësi që ne do të botojmë një raport të ri për vendin në fillim të marsit, me qëllim që të krijojmë besim në të gjitha palët. Kemi numra dhe prova që progresi është bërë, që ka konsekuencë drejt BE”, shprehet Von der Leyen.

Ndërsa, kryeministri shton se së bashku me miqtë evropian duhet të vazhdojnë punën për të rindërtuar diçka më të mirë se ajo që vendi humbi.

“Më lini të gjej hudhër një herë dhe pastaj të gjej një mënyrë për hapjen e negociatave.

Duhet të nisim këtë rindërtim sepse kam dëgjuar me shumë kujdes se çfarë tha presidentja duke përmendur disa nga dëshirat që janë dhe të miat. Duam të rindërtojmë diçka më të mirë se ajo që humbëm. Duhet të vazhdojmë të punojmë se bashku me miqtë evropian. Jemi në shoqëri kaq të mirë dhe jam kaq i lumtur. Ne nuk duam ti lëmë në baltë miqtë tanë. Ambicja ime është që Ursula dhe Komisioni ta përdorin si një model. Jam shumë krenar për ekipin tonë. Duhet të punojmë fort për të të qenë pjesë e Bashkimit Europian”, shprehet Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat