Dalin pamjet, makina tenton të shtypë nënën me fëmijën e saj! I shpëton një kalimtar

Shqipëria

Dalin pamjet, makina tenton të shtypë nënën me fëmijën e saj! I shpëton një kalimtar

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:30

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, tek bulevardi i ri i në Yzberishtit ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Informacionet bëjnë me dije për abc news se një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë vetë para makinës. Në këtë moment bëhet me dije se i riu ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në Spital. Ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat