Ndihma prej 1.15 miliard euro për tërmetin, Fahri Balliu: Rama do t’i bëj “rrushë e kumbulla” në fushatë

Shqipëria

Ndihma prej 1.15 miliard euro për tërmetin, Fahri Balliu: Rama do t’i bëj “rrushë e kumbulla” në fushatë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:27
Fahri Balliu

Komuniteti ndërkombëtar tregoi bujari me Shqipërinë, duke mbledhur 1.15 miliard euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për analistin Fahri Balliu, Rama nuk ofron asnjë garanci që këtë fond do ta menaxhojë si duhet dhe nuk do ta bëjë sipas tij "rrush e kumbulla", siç ka bërë taksat e qytetarëve shqiptarë me PPP-të.

"Për këtë qeveri, për këtë ministër që ai ka vënë, për këtë mënyrë të punës së qeverisë së tij nuk ka asnjë garanci që këto para të shpenzohen ashtu si duhet. Prej 7 vitesh paratë e shqiptarëve i bën rrush e kumbulla", – tha Balliu.

"Tenderat janë të stërfryrë. Mjafton të shohësh atë të pishave dekorative të Veliaj, vajti 3-6 mijë euro një pishë. Pishat janë prerë dhe tenderi është dhënë në emergjencë lufte. Nuk kanë asnjë lloj bese dhe asnjë lloj shansi që do ti shpenzojnë këto para me transparencë".

"Ky do të jetë trualli i një beteje të madhe ku Europa dhe të huajt do të lexojnë atë që nuk kanë dashur të lexojnë, një pjesë e segmenteve të tyre kanë bashkëpunuar  dhe bashkëpunojnë me pjesën e keqe të qeverisjes dhe kjo është përgjegjësi e tyre."

Qeveria ka përdorur një kurth për donatorët, pasi fatura 1 miliard euro sipas Balliut, "në ditët që vijnë shumë gjëra do të lexohen ndryshe".

"Do të shikohen llogaritë në trajtë aritmetike. Kur del jashtë ka një portret me dorën e lypsit që t’u japë idenë atyre se vuan dhe po plaket nga hallet e popullit. Nuk ka bërë asnjë studim real për fatin e zi të këtyre dëmtimeve. Ka lënë jashtë studimit të gjithë godinat që janë kandidate për tu shembur në një tërmet të dytë".

"Do të kalojë vetëm situatën e zgjedhjeve, të ketë lekë nëpër duar që të mashtrojë firmat ndërtuese dhe elektoratin. Nuk po ndalet para asgjeje, po bën ligjet natën për të goditur presidentin, të vetmen fortesë të mbrojtjes së Kushtetutës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat