Presidentja e KE publikon videon: Jam e emocionuar, 1,15 miliardë euro! Solidaritet për Shqipërinë

Shqipëria

Presidentja e KE publikon videon: Jam e emocionuar, 1,15 miliardë euro! Solidaritet për Shqipërinë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:56
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka publikuar një video ku përmes një mesazhi thotë se ende është e emocionuar me përfundimin gjatë Konferencës së Donatorëve, pasi Shqipërisë iu dhanë 1.15 miliardë euro në formë grantesh, programesh apo huash, duke e nxjerrë nga situata e vështirë.

Ajo shprehet se sot në Bruksel me këtë shifër komuniteti ndërkombëtar tregoi solidaritet ndaj Shqipërisë.

KE dhe Presidentja Ursula von der Leyen patën një kontribut madhor në Konferencën e Doantorëve pasi veç 15 milion eurove të dhuruara vitin e kaluarsi ndihmë fillestare, sot u dha edhe një grant prej 100 milion eurosh.

Shqipërisë iu dha në total shuma e dëshiruar për rimëkëmbjen.

Besohet se Gjermania dhe vendet e tjera partnere të BE-së luajtën nëj rol të rëndësishëm në këtë konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat