Konferenca e Donatorëve/ Ahmetaj sqaron shifrën totale: 400 milion euro dhurata, të tjerat hua të buta - Bota Sot
Konferenca e Donatorëve/ Ahmetaj sqaron shifrën totale: 400 milion euro dhurata, të tjerat hua të buta

Shqipëria

Konferenca e Donatorëve/ Ahmetaj sqaron shifrën totale: 400 milion euro dhurata, të tjerat hua të buta

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 23:40
Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit pas tërmetit, Arben Ahmetaj sqaroi shifrë 1.15 miliard të mbledhura në Konferencën e Donatorëve, sot në Bruksel.

Ahmetaj tha 400 milion euro janë ndihma dhe rreth 650 milion të tjera janë kredi të buta, me interes të ulët në disa raste nën 2 për qind.

Në emisionin “Opinion”, Ahmetaj sqaroi edhe “donacionin” e Francës, duke thënë se ka dhënë dy kredi me interesa të ulëta, njëra 60 dhe tjetra 100 milion euro.

“400 milion janë grant, që do të thotë që nuk janë para që na i japin borxh por na i dhurojnë. Dhe rreth 650 milion janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët interesi. Shumë nga ato i kanë të përcaktuara termat, disa edhe nën 2%, me interesa gati-gati te 1-shi", u shpreh Ahmetaj.

"Këto janë të asociuara me të gjithë dëmin që kemi pasur ne në 26 nëntor dhe këto shkojnë përtej thjesht rindërtimin, por kalojnë te rimëkëmbja ekonomike. Franca ka dhënë 60 milion euro kredi të butë. 100-milionshi është një tjetër kredi që e nëshkroi Rama para Konferencës, është për zhvillimin e ekonomisë, kredi me interes nën 2.25%”, u shpreh ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Qeveria shqiptare, në rast se nuk do të merrte shifrën e faturës së dëmeve që la pas tërmeti, sipas analizave ishte e detyruar t’i drejtohej tregjeve të huaja për kredi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat