Aksidenti në Tepelenë, arrestohet drejtuesi i makinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Shqipëria

Aksidenti në Tepelenë, arrestohet drejtuesi i makinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale H.H., i cili një ditë më parë teksa drejtonte makinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u përplas me një makinë "benz".

Ndërsa për drejtuesin e "benzit" u referuan  materialet në Prokurori.

Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme në ku në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë mjeti i burgjeve përfundoi në një byrektore në anë të rrugës.

Për pasojë një efektiv i angazhuar për shoqërimin e të burgosurve mbeti i plagosur lehtë.

Julian Verboshi u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku burimet thanë se nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Ndërkohë të burgosurit, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur u transportuan me mjete të tjera të drejtorisë së burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat