Paralajmërimi i Presidentit: Pas Dvoranit, zyrtarë të tjerë janë implikuar në grushtin e shtetit

Shqipëria

Paralajmërimi i Presidentit: Pas Dvoranit, zyrtarë të tjerë janë implikuar në grushtin e shtetit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 14:27
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur shtesën e kallëzimit për kreun e KED, Ardian Dvorani. Në një reagim, kreu i shtetit shqiptar paralajmëron për të tjerë zyrtarë, që sipas tij janë të implikuar në grushtin e shtetit.  

"Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale", shkruan Meta në Facebook.

Presidenti Meta garanton për atë që ai e quan grushti i shtetit, do të shpartallohet në mënyrën më shembullore.

Një ditë më parë, në një konferencë të jashtëzakonshme, kreu i shtetit deklaroi: 

Meta: Dvoranit t'i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale

Meta: Kushtetuta kërcënohet nga një grup mafioz, grushtit të shtetit do t'i përgjigjem me dekrete

Meta: Kjo është vetëm grusht shteti, italianët i thonë "Colpo di stato"

Meta: Zero mundësi të tërhiqem për shkak të avancimit të grushtit të shtetit

Meta: Maxhoranca keqpërdori komisionin e Venecias për realizimin e grushtit të shtetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat