Kalon për gjykim çështja ndaj Agim Kajmakut, akuzat mbeten të njëjta

Shqipëria

Kalon për gjykim çështja ndaj Agim Kajmakut, akuzat mbeten të njëjta

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:33
Agim Kajmaku

Dosja e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës, i cili ende është në kërkim nga policia, kaloi për gjykim.

Vendimi u dha pasditen e se martës nga Gjykata Penale e Tiranës, pavarësisht kërkesës së avokatit të kajmakut, Isuf Shehu, i cili kishte kërkuar pushim të çështjes.

Në këtë seancë paraprake u vendos që dosja për Kajmakun të kalojë për gjykim me të njëjtat akuza që organi i akuzës ka ngritur ndaj tij, falsifikim i formularëve të dekriminalizimit, falsifikim dokumentash zyrtare dhe “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij (ushtrim i funksionit jashtë mandatit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat