Banorët në Laç duan ndërtim të ri, nuk i ‘besojnë’ pallatit të vjetër

Shqipëria

Banorët në Laç duan ndërtim të ri, nuk i ‘besojnë’ pallatit të vjetër

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dëmet nga tërmeti kanë qenë të mëdha në lagjen numër katër të qytetit të Laçit.

Pallati numër 108 në këtë lagje u shpall i pabanueshëm nga verifikimet e para ndërsa tashmë bashkia e Kurbinit ka vendosur vetëm rikonstruksionin e tij edhe pse për banorët që kanë jetuar për shumë vite në këtë pallat kjo është e patolerueshme.

Banesat tashmë janë boshatisur, banorët janë munduar të shpëtojnë ndonjë pajisje. Ata kërkojnë që pallati i tyre të shembet dhe të ndërtohet sërish.

Nëse në këtë pallat bëhet rikonstruksion ata bëjnë me dije se nuk do të rikthehen të jetojnë në të pasi nga momenti i tërmetit fëmijët janë traumatizuar.

Si pallati numër 108, ka shumë të tjerë në këtë lagje ndërsa banorët e tyre kërkojnë nga shteti të mos lihen në mëshirë të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat